Alizoti: Kuvendi duhej të kishte në rend dite revoltën e studentëve, jo propagandën e qeverisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit foli për seancën e sotme. Alizoti u shpreh se Shqipëria ndodhet në një krizë të madhe. Ai shtoi se në rendin e ditës duhej të ishte zemërimi i madh i shqiptarëve ndaj qeverisë. Mori si shembull edhe Kinën, duke u shprehur se vendi ynë po ngjan si shteti kinez, në kohën kur studentët ishin në rrugë dhe parlamenti atje kalonte ligje. Tomor Alizoti: Parlamenti sot duhet të kishte një rend dite, atë të revoltës së studentëve. Ngjajmë si në Kinë, kur atje shpërthyen revoltat e studentëve dhe Kuvendi atje fliste për planin e bujqësisë për 5 vitet e ardhshme. Shqipëria është në krizë të thellë dhe këtë e shohin studentët...
Burimi:
gijotina.com