“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN debatet mbi praninë e deputetëve demokratë në protestat e zhvilluara nga studentët, si dhe mundësinë e kandidimit të Ilir Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës. I pyetur nëse studentët kanë refuzuar praninë e deputetëve të PD-së në protestë, Bardhi u shpreh se nuk ka pasur kërkesa të tilla, por sipas tij, bëhet fjalë për përpjekje të disa individëve të lidhur me parti të tjera për të krijuar zhurmë rreth opozitës. “Së pari, nuk ka pasur asnjë student që ka kërkuar largimin e deputetëve të PD-së. Ajo që kemi parë dy të shtuna ka qenë një përpjekje e disa individëve, të atashuar me partitë e tjera, për të krijuar...