Alibeaj: Rama do të bëjë sërish ndryshime, nga 46 bashki në…

Alibeaj: Rama do të bëjë sërish ndryshime, nga 46 bashki në…

Enkelejd Alibeaj e cilëson nismën e mazhorancës për ndryshimin e hartës territoriale si një lëvizje me qëllime elektorale dhe jo si një reformë të mirëfilltë. Për të një reformë reale duhet të fokusohet te decentralizimi dhe transferimi i kompetencave nga pushteti qendror te ai vendor, dhe jo vetëm te ndryshimi i kufijve të bashkive. “Reforma nuk është thjesht vizatimi i disa kufijve në hartë”, deklaroi ai, duke shtuar se Edi Rama mund ta ndryshojë sërish numrin e bashkive, nga 46 në rreth 30. Sipas Alibeajt, kjo është pjesë e një “kalkulatori elektoral” të mazhorancës për të riorganizuar pushtetin në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.