Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Dhoma e ulët e Parlamentit të Algjerisë ka miratuar një projektligj që zgjeron zbatimin e dënimit me vdekje. Sipas ndryshimeve të reja ligjore, dënimi kapital do të aplikohet për autorët e zjarrvënieve të qëllimshme në sipërfaqet pyjore. I njëjti ndëshkim ekstrem parashikohet edhe për personat që rrëmbejnë fëmijë dhe ushtrojnë ndaj tyre torturë, abuzim apo gjymtim. Ministri i Drejtësisë, Lotfi Boudjema, mbrojti ashpërsimin e masave duke i cilësuar zjarret masive si kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Nismat ligjore u ndërmorën me procedurë urgjente pas një valë zjarresh vdekjeprurëse në verilindje të vendit ku humbën jetën 12 persona. Autoritetet algjeriane dyshojnë se disa nga zjarrvëniet e fundit kanë lidhje me krimin e organizuar dhe ndërhyrje nga faktorë të huaj. Projektligji i ashpërsuar pritet të marrë edhe miratimin...