Aleksandër Vuçiç flet me Putinin në prag të dorëheqjes: Gazi, NIS-i dhe e ardhmja politike e Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike rreth njëorëshe me presidentin rus Vladimir Putin, një ditë para dorëheqjes së paralajmëruar nga posti i kreut të shtetit. Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet ruso-serbe, energjia, gazi, Naftna Industrija Srbije (NIS), lufta në Ukrainë dhe situata në Ballkan.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se të shtunën, më 26 shtator, zhvilloi një bisedë telefonike rreth një orë me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Takimi telefonik u zhvillua në një moment politik veçanërisht të rëndësishëm për Beogradin, pasi Vuçiç i bëri të ditur Putinit se të nesërmen do të paraqiste dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë.Pas bisedës, Vuçiç deklaroi se diskutimi kishte qenë “i mirë dhe përmbajtësor” dhe se kishte përfshirë një gamë të gjerë çështjesh...
Burimi:
kohajone.com