Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiq jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë, siç njoftoi ai në një deklaratë publike. Sipas Kushtetutës së Serbisë, roli i presidentit tani do të merret përsipër nga Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, transmeton Telegrafi. Në përputhje me Kushtetutën serbe, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda tre muajve nga data e dorëheqjes. Më herët gjatë ditës, Vuçiq njoftoi se do të merrte një vendim lidhur me faljen dhe amnistinë e individëve të caktuar për ngjarje të ndodhura gjatë një viti e gjysmë të fundit, pa specifikuar se për kë do të vlente kjo. Ai gjithashtu deklaroi se po ndjek një strategji të zgjedhjeve presidenciale “të heshtura”, duke shtuar se “kjo duhet të kishte qenë e qartë për të gjithë që gjashtë muaj...