Aleanca bojkoton seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gjini: Nuk legjitimojmë shkeljen e Kushtetutës!
Një ditë para vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, opozita paraqitet me qëndrime të ndryshme. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) njoftoi sot se do ta bojkotojë mbledhjen e së mërkurës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Ndërkohë, një ditë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishin konfirmuar se do të marrin pjesë në seancë, edhe pse ngërçi politik mbetet ende pa zgjidhje. Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës, kryetari i partisë, Ardian Gjini, tha se vendimi për bojkot u mor nga shumica dërrmuese e deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë. “Dua me ju treguar që sot Aleanca ka konfirmuar vullnetin e shumicës dërrmuese të deputetëve, të anëtarëve të kryesisë që nesër...
Burimi:
vizionplus.tv