Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt çerekfinales

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt çerekfinales

“US Open” ka hyrë në fazën vendimtare, teksa janë përcaktuar çerekfinalistët e parë në turneun e këtij viti. Në turneun e meshkujve, amerikani Francis Tiafoe regjistroi një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 3-0 rusin Daniil Medvedev dhe duke siguruar një vend në çerekfinale. Pa shumë vështirësi avancoi edhe Carlos Alcaraz. Tenisti spanjoll, numri 2 në botë, mposhti 3-0 amerikanin Tommy Paul në një ndeshje të dominuar prej tij nga fillimi deri në fund. Alcaraz konfirmoi edhe një herë statusin e një prej favoritëve kryesorë për trofeun në New York. Në garë mbeten edhe dy amerikanë të tjerë. Ben Shelton dhe Alex Michelsen siguruan kualifikimin në çerekfinale me fitore të pastra 3-0, duke i dhënë një tjetër arsye publikut vendas për të shpresuar.