Albulena Haxhiu për ekspozitën e letrave të Fehmiut dhe Xhevës, një histori dashurie dhe sakrifice
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndarë reflektimet e saj për ekspozitën e letërkëmbimit mes Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqi Lladrovcit, ku ishte e pranishme, duke vënë në pah dashurinë, qëndresën dhe sakrificën e dy heronjve për lirinë e Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me fotografi nga ekspozita, Haxhiu ka përshkruar emocionet që përcjell historia e çiftit, duke e cilësuar dashurinë e tyre si një rrëfim të rrallë, të shënuar nga ndarja, burgu dhe përkushtimi ndaj atdheut. “Historia botërore njeh rrëfime të panumërta dashurie, por pak prej tyre mbartin fatin tragjik dhe madhështinë e dashurisë së Xhevës dhe Fehmiut. Një dashuri që u qëndroi mureve të burgut, viteve të ndarjes dhe përndjekjes, dhe që nuk u shua as në...
Burimi:
kultplus.com