Albulena Haxhiu dorëzon detyrën e Presidentes, uron pasardhësen Justina Shiroka Pula
Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës te Presidentja e zgjedhur, Justina Shiroka Pula. Në një deklaratë, Haxhiu tha se detyrat shtetërore janë të përkohshme, ndërsa përgjegjësia ndaj vendit mbetet e përhershme. Ajo falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen gjatë kohës së ushtrimit të detyrës. Haxhiu e uroi Shiroka Pulën për detyrën e re, duke theksuar se ajo merr përgjegjësinë në një periudhë që kërkon maturi politike dhe bashkëpunim institucional. Ajo bëri thirrje që dallimet politike të shërbejnë për debat demokratik dhe vendimmarrje më të mirë, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për çështjet me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Në fund, Haxhiu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim institucional me Presidenten e re dhe i uroi sukses në përmbushjen...
Burimi:
kultplus.com