Albpetrol nxjerr në ankand 101.4 mijë ton naftë bruto
Albpetrol ka nxjerrë në ankand 101,400 ton naftë bruto, në një prej shitjeve të mëdha të planifikuara nga kompania shtetërore, me një kontratë që parashikon tërheqjen e sasisë gjatë një periudhe prej një viti. Ky është ankandi i parë i këtij viti pas atij më të fundit që zuri vend shtatorin e 2025. Sipas dokumenteve aasia prej 101,400 tonësh nuk do të merret menjëherë nga blerësi. Parashikohet një periudhë lëvrimi prej 12 muajsh, me nga 8,450 ton naftë bruto çdo muaj. Nafta ndodhet në gjashtë pika të Albpetrol: Zharrëz, Usojë, Visokë, Gorisht, Kuçovë dhe Amonicë. Çmimi i shitjes nuk është vendosur në një shumë fikse, por do të lëvizë në varësi të çmimit ndërkombëtar të naftës Brent. Ky është një moment relativisht i favorshëm për...
Burimi:
syri.net