Albin Kurti bëri kompromisin që i shpëtoi qeverisjen

Albin Kurti bëri kompromisin që i shpëtoi qeverisjen

Albin Kurti u tregua politikisht i zgjuar: pranoi kompromisin për presidencën dhe shmangu zgjedhjet e parakohshme. Justina Shiroka Pula u zgjodh nga Kuvendi me 81 vota, pas marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Kështu, Kurti largoi një rrezik të menjëhershëm për vazhdimësinë e qeverisjes së tij. Zgjedhja e një gruaje me përvojë akademike dhe institucionale i dha kompromisit një fytyrë të respektueshme. Përkatësia e saj katolike mbart edhe një simbolikë të bashkëjetesës fetare në Kosovë. Në këtë lëvizje ka pragmatizëm dhe aftësi për ta paraqitur kompromisin si fitore të stabilitetit. Kurti pranoi një kandidate me të kaluar politike në PDK, duke i dhënë opozitës arsye për ta mbështetur dhe vetes mundësinë për të vazhduar qeverisjen. Marrëveshja përfshiu edhe ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, çka...