Alban Bala: Kam zgjedhur të të dua në mënyrën time

Alban Bala: Kam zgjedhur të të dua në mënyrën time

Poezi nga Alban Bala Kam zgjedhur të të dua në mënyrën timeSi njeriu që kërkon veten në një foto të vjetërKu nuk ka dalë kurrë.Në mënyrën time ku ende heshtja shkruhetSi një kujtesë dy herë më e çmuar. Kam zgjedhur të fitoj ndoshta duke humburTë jetoj bukur, të vdes bukur, të mendojGjithnjë e më bukur,Ashtu siç bëjnë të lumturit. Kam zgjedhur të këndoj me dy zëra, të ulemMbi dritën e çdo kujtimi siç ulet një fluturMbi trëndafilat në shkurt,E kam kaq lehtë të besoj të pamundurënTë pres ëndrrat të çelin si në maj shpërthejnë lulet. Kam vendosur të shuhem si një jehonë ujrashQë i dëgjon veç era kur vizaton muzgunDhe do të shkoj i lumtur siç jetojnë të lumturitAtje ku flitet bukur… Kam zgjedhur të...