Alarm për terapinë zvicerane prej 1.7 milionë frangash: Nëntë raste tumoresh te fëmijët pas trajtimit me Zolgensma
Kompania farmaceutike zvicerane Novartis ka raportuar nëntë raste të tumoreve te fëmijët që kanë marrë terapinë gjenetike Zolgensma. Ky është një trajtim i përdorur kundër sëmundjes së rrallë të atrofisë muskulare spinale (SMA). Rastet janë identifikuar te pacientë që e kanë marrë këtë terapi që nga viti 2019, kur ajo u prezantua. Lajmi ka nxitur shqetësim dhe po shqyrtohet nga autoritetet shëndetësore. Ato po vlerësojnë të dhënat e reja për të përcaktuar nëse ekziston një rrezik i lidhur me përdorimin e trajtimit. Gjithashtu, po shqyrtohet nëse nevojiten masa shtesë për sigurinë e pacientëve. Zolgensma prodhohet nga Novartis dhe konsiderohet ndër terapitë më të shtrenjta në botë, me një çmim prej rreth 1.7 milionë frangash zvicerane për një dozë të vetme. Ajo përdoret te fëmijët e...
Burimi:
kohajone.com