Alarm për substancë të rrezikshme në aeroportin e Berlinit, evakuohet Terminali 1
Autoritetet gjermane evakuuan, si masë paraprake, Terminalin 1 të aeroportit Berlin Brandenburg (BER) mbrëmjen e së enjtes, pas një alarmi për një substancë potencialisht të rrezikshme. Policia federale gjermane, përgjegjëse për sigurinë e transportit, ndërhyri pas raportimit të një incidenti të dyshimtë në zonën e bagazheve. Në këtë fazë nuk ishte e qartë nëse substanca përbënte një kërcënim real. Sipas një zëdhënësi të policisë, një grua i kishte thënë stafit të sigurisë në një pikë shërbimi se kishte një substancë të rrezikshme. “Nuk mund të përjashtohej një kërcënim i mundshëm nga substanca e paidentifikuar”, deklaroi zëdhënësi për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Pas njoftimit u aktivizua alarmi për një objekt potencialisht të rrezikshëm dhe zona publike e Terminalit 1 u evakuua. Vetë aeroporti konfirmoi incidentin...
Burimi:
syri.net