No Image Available

Alarm për Spanjën, Lamine Yamal jashtë grumbullimit

Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal nuk do t’i bashkohen këtë të hënë grumbullimit të përfaqësueses së Spanjës dhe do të mungojnë në udhëtimin drejt Pragës për ndeshjen e së enjtes, më 12 nëntor, kundër Republikës Çeke, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka ndjerë shqetësime në gjurin e djathtë pas një goditjeje të marrë në përballjen e së dielës ndaj Atletico Madridit, ku katalanasit fituan me rezultatin 2-1. Pas ekzaminimeve mjekësore, është vendosur që futbollisti të qëndrojë në Barcelonë për të vijuar rikuperimin. Yamal ishte i vetmi lojtar i Barcelonës i grumbulluar me kombëtaren spanjolle që u kthye në qytet pas ndeshjes me Atleticon, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve qëndruan në Madrid për t’iu bashkuar përfaqësueses. Nga kampi i Barcelonës...