Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Një epruvetë me baktere, e thyer gjatë punës në laborator dyshohet se i ka kushtuar jetën një punonjëseje të re në Siberi. Gruaja, rreth 27–28 vjeçe, vdiq nga murtaja të enjten, dy ditë pasi ishte shtruar në spital me pneumoni të rëndë. Pas vdekjes së saj, të paktën 197 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë izoluar. E reja punonte në Institutin për Kontrollin e Murtajës në Irkutsk. Sipas mediave, Daria Sh. u kishte treguar mjekëve se, teksa mblidhte mostra për analiza, kishte thyer pa dashje një epruvetë që përmbante baktere të gjalla. Të martën, Daria u shtrua në spitalin e Shelehovos, një qytet pranë Irkutskut, me simptoma të pneumonisë së rëndë. Mjekët e lidhën me aparatin e frymëmarrjes, por ajo nuk...