ALARM PËR KARBURANTET/ NAFTA PRANË 100 DOLLARËVE, KRIZA TRONDIT TREGJET
Çmimi i naftës është ngjitur sërish fuqishëm, duke iu afruar pragut psikologjik të 100 dollarëve për fuçi, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po shtojnë frikën për furnizimet globale me energji. Nafta Brent është ngjitur rreth 99 dollarëve për fuçi, në një nga nivelet më të larta të javëve të fundit. Rritja vjen pas sulmeve ndaj disa qyteteve dhe objekteve energjetike në Arabinë Saudite, të cilat kanë shtuar pasigurinë në tregjet ndërkombëtare. Autoritetet saudite kanë raportuar 73 persona të plagosur, mes tyre gra dhe fëmijë, ndërsa në disa zona janë regjistruar zjarre dhe dëme materiale. Pas sulmeve, operacionet në disa objekte energjetike janë ndërprerë përkohësisht, ndërsa autoritetet vijojnë vlerësimin e situatës. Tregjet financiare kanë reaguar menjëherë ndaj zhvillimeve. Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që një...
Burimi:
ntv.al