Alarm për bombë në kryeministri, email-i kërcënues vë në lëvizje institucionet shtetërore

Alarm për bombë në kryeministri, email-i kërcënues vë në lëvizje institucionet shtetërore

Një email kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese ka mbërritur në disa institucione shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit,  ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë. Mesazhi përmban kërcënime për një seri sulmesh terroriste në territorin e Shqipërisë, ndërsa dërguesi pretendon se brenda ndërtesave është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). “Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit”, thuhet në mesazhin kërcënues. Më tej, emaili përmban edhe kërcënime me përmbajtje fetare dhe politike. “Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe...