Alarm në Serbi para zgjedhjeve, studentët dhe opozitarët përgjohen me sistemin Pegasus –

Alarm në Serbi para zgjedhjeve, studentët dhe opozitarët përgjohen me sistemin Pegasus –

Më shumë se 12 studentë dhe anëtarë të opozitës në Serbi janë vënë në shënjestër të programeve të avancuara të përgjimit që nga fillimi i vitit, në valën më të madhe të mbikëqyrjes digjitale të dokumentuar në vend. Fondacioni serb për të drejtat digjitale SHARE ka evidentuar 14 raste, ndërsa 12 prej personave të shënjestruar morën më 13 gusht paralajmërime nga Apple se telefonat e tyre “iPhone” mund të ishin komprometuar, raporton Financial Times Në të paktën një rast, të verifikuar nga organizata kanadeze “Citizen Lab”, telefoni i një aktivisti studentor ishte infektuar nga distanca me programin “Pegasus”, të prodhuar nga kompania izraelite NSO Group. Programi ishte instaluar përmes një sulmi “zero-click” në aplikacionin iMessage, pa qenë e nevojshme që përdoruesi të hapte një lidhje...