Alarm në krahun lindor të NATO-s/ Polonia: Parandaluam kërcënimin në kufirin me ukrainën
Tensionet në krahun lindor të NATO-s po rriten. Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se Polonia dhe Ukraina kanë arritur të parandalojnë gjatë natës një kërcënim ndaj një pike kufitare mes dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se Rusia mund të tentojë të godasë rrugët që lidhin Ukrainën me Europën. Duke folur në Bratislavë, Tusk tha se autoritetet polake presin provokime të tjera në pikat kufitare me Ukrainën. Sipas kryeministrit polak, objektivi i mundshëm do të ishte goditja e korridoreve tregtare dhe logjistike që mbajnë të lidhur Ukrainën me vendet e Bashkimit Europian. “Ne presim që Rusia të synojë gjithashtu pikat kufitare polako-ukrainase”, ishte paralajmërimi i Tusk, sipas Reuters. Deklaratat vijnë pas sulmit me dronë rusë ndaj pikës kufitare Starokozache, mes Ukrainës dhe Moldavisë, ku u vranë dy...
Burimi:
ntv.al