Alarm në Bruksel! Hakerat godasin Komisionin Evropian! Rrezikohen të dhënat e mijëra punonjësve
Një sulm i fuqishëm kibernetik ka vënë në shënjestër Komisionin Evropian, duke paralizuar për disa ditë një pjesë të sistemeve të tij digjitale dhe duke ngritur shqetësime për ekspozimin e të dhënave personale të punonjësve. Incidenti ka zgjatur më shumë se 10 ditë, ndërsa autoritetet evropiane ende nuk kanë përcaktuar plotësisht përmasat e dëmit dhe nëse hakerat kanë arritur të sigurojnë informacione konfidenciale. Sipas raportimit të “Politico”, sulmi ka prekur disa prej platformave të brendshme që përdoren nga administrata e Komisionit për çështje të përditshme, si administrimi i pagave, kërkesat për leje dhe rimbursimet e shpenzimeve mjekësore. Mes sistemeve të prekura janë Sysper dhe MyPMO. Edhe pse të dyja platformat u rikthyen në funksion në fillim të kësaj jave, Sysper pësoi një tjetër ndërprerje të...
Burimi:
javanews.al