ALARM FALS PER BOMBE NE SHKOLLE, ARRESTOHET-EMRI
Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës për një bombë të vendosur në shkollën “Edit Durham”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë janë mobilizuar dhe kanë nisur kontrollet në ambientet e institucionit arsimor. Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se në shkollë nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi të ishte një alarm i rremë. Pas hetimeve, blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin nga i cili është kryer telefonata dhe kanë identifikuar si autor të dyshuar Edmond Jataganin. Jatagani është arrestuar nga policia, në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit, për lidhjen e tij me telefonatën që shkaktoi alarm në shkollë. Sipas të dhënave të policisë, Edmond Jatagani rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët për episode të lidhura me akte dhe thirrje...
Burimi:
ntv.al