Akuzohet për shpërdorim detyre, ndalohet ish-juristi i ASHK Fier
sh-juristi i AShK Fier, është ndaluar sot nga policia në kuadër të operacionit “Stolen Land”, ndërsa më herët ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë. Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Burimi:
kohajone.com