Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

Akuzohet për 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia! Fiton betejën në Gjykatën e Emigracionit

Një 39-vjeçar me origjinë nga Kosova, i dënuar për rreth 50 vepra penale në Britani, ka arritur të bllokojë dëbimin e tij drejt Prishtinës, pasi një gjykatës emigracioni vlerësoi se ai mund të përballej me keqtrajtim për shkak të përkatësisë së tij rome dhe mungesës së dokumenteve që vërtetojnë shtetësinë. Avdi Alija mbërriti ilegalisht në Britani në moshën 14-vjeçare, pasi udhëtoi i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni në vitin 2002. Sipas gjykatës, gjatë viteve ai krijoi një rekord të gjatë kriminal, me rreth 50 vepra penale, përfshirë vjedhje, grabitje, posedim kokaine dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur ose nën efektin e drogës. Sipas shkrimit të Daily Mail të cilit i referohet Top Channel, Alija ishte dënuar gjithashtu për përfshirjen në një...