Akuzat që ndezën luftën Shqipëri-Greqi, Odise Dhima përfundoi në pranga për doping, ja cila ishte “viktima” e tij e fundit shqiptare!
Vëllai i Pirro Dhimës u arrestua në Greqi, nën dyshimet për një aktivitet të paligjshëm me substanca dopingu. Katër vite më parë, Elez Gjoza e akuzonte për rastin e peshëngritëses shqiptare Evangjeli Veli, akuza që shkaktuan një përplasje të fortë me familjen Dhima dhe që sot marrin një tjetër dimension. Një histori që prej vitesh shoqërohej me akuza të forta, përplasje mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kërcënime për gjyqe, rikthehet në qendër të vëmendjes. Odise Dhima, vëllai i ish-kampionit olimpik Pirro Dhima, është arrestuar në Greqi, i dyshuar për përfshirje në një aktivitet të paligjshëm të furnizimit të sportistëve me substanca dopingu. 58-vjeçari u vu në prangat e policisë greke pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me Organizatën Helenike Antidoping dhe Organizatën Kombëtare të...
Burimi:
javanews.al