Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë protestën, Rama: Turp për gjithë dështakët që përhapin marrëzira
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me pretendimet për mbylljen apo kufizimin e profileve në rrjetet sociale që pasqyrojnë protestën. Përmes një postimi, Rama i ka cilësuar këto pretendime si një “aludim të paturpshëm vizual” dhe akuzat si propagandë të ulët të kundërshtarëve të tij politikë. Rama shprehet se është i zhgënjyer që një formë e tillë propagande vjen nga persona që, sipas tij, paraqiten si “demokratë evropianë”. Ai ngre gjithashtu dyshime se pas kësaj fushate mund të qëndrojnë të njëjtat burime që, sipas tij, nxitën të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo” dhe kaosin në Ceuta. Në reagimin e tij, kryeministri mohon kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë në çaktivizimin apo kufizimin e llogarive në mediat sociale. Në fund të postimit, Rama i cilëson ata që, sipas tij,...
Burimi:
vizionplus.tv