Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

Akuza të reja ndaj Andrew Tate, për trafikim të të miturve dhe pastrim parash

Prokurorët rumunë kanë ngritur zyrtarisht të premten akuza ndaj influencuesit britaniko-amerikan Andrew Tate për trafikim të të miturve, pastrim parash, marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe ndikim ndaj dëshmitarëve. Vëllai i tij, Tristan Tate, akuzohet për bashkëpunim në disa prej veprave, shkruan A2 CNN. Sipas prokurorisë rumune, një prej viktimave të përfshira në dosje ishte 15 vjeç në kohën kur Andrew Tate e kishte joshur në Britani, në vitin 2012. Prokurorët pretendojnë se më pas ajo u dërgua në Bukuresht, ku u detyrua të prodhonte materiale pornografike për një biznes me kamera online. Autoritetet rumune thonë se vëllezërit Tate i joshnin viktimat duke u premtuar marrëdhënie romantike ose martesë, përpara se t’i detyronin të prodhonin përmbajtje pornografike. Në rastin e vajzës 15-vjeçare, prokurorët pretendojnë...