AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

AKUK nis aksionin për lavazhet: Mos përdorni ujin e pijshëm, 31 tetori afati i fundit!

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar për kontrollin e furnizimit të lavazheve. Sipas AKUK-së, përdorimi i ujit të pijshëm për larjen e automjeteve ndalohet nga Kodi i Furnizimit me Ujë. Subjektet që aktualisht furnizohen nga rrjeti publik kanë më pak se një muaj kohë për të ndryshuar mënyrën e furnizimit. Pas përfundimit të afatit, AKUK paralajmëron intensifikimin e kontrolleve në terren. Lavazhet që do të konstatohen duke përdorur ende ujin e pijshëm të rrjetit publik do të përballen me masat administrative të parashikuara nga legjislacioni. Agjencia tërheq vëmendjen edhe për ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e furnizimit me ujë, duke theksuar se ato përbëjnë vepër penale.