“Zyra e ministrisë, sot është skenë krimi”/ ‘Rikthimi’ i Ballukut në fjalim, gazetari: Vepra të propaganduara me daulle
I ftuar në nje studio televizive, gazetari Julian Hoxhaj foli mbi rikthimin e ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në zyrën e saj pavarësisht pezullimit dhe shkarkimit. Ai e cilësoi këtë veprim si një sfidë të hapur ndaj drejtësisë dhe qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që mbi të rëndojnë akuza për korrupsion, abuzime me tendera dhe menaxhim të dobët të projekteve infrastrukturore, me kosto mbi 1.1 miliardë euro. Hoxhaj theksoi se ministria që ajo drejtoi për shtatë vite konsiderohet sot “skenë krimi”, me mbi 16 akse rrugore kombëtare të shembura, ndërsa studimi gjeologjik paralajmëronte qartë rrezikun e rrëshqitjeve në aksin Elbasan-Qafëthanë për shkak të ndërhyrjeve njerëzore dhe ndërtimit të rrugës së re pranë asaj ekzistuese. Heshtja e ish-ministrës mbi këto çështje lë të hapur debatet për fonde publike...
Burimi:
sot.com.al