Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke u bërë pjesë e tubimeve të zhvilluara në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për mjedisin dhe interesin publik. Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet politike, ku pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa u dëgjuan edhe slogane të ndryshme kundër klasës politike. Në fjalën e tyre, qytetarët e pranishëm theksuan se kundërshtojnë jo vetëm projektin e Zvërnecit, por edhe Paketën e Maleve, për të cilën shprehën shqetësimin se mund të ndikojë në mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pronave në zonat...
Burimi:
opinion.al