Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’

Zvarritja pa afat e mbledhjes për Ballukun shënon ‘një precedent të rrezikshëm’ Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e tyre u refuzua për herë të tretë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Peleshi nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të BIRN mbi arsyet e shtyrjes pa afat të thirrjes së Këshillit që prej mbledhjes së vetme të zhvilluar më 19 dhjetor, ndërkohë që një këshilltar i tij referoi një përgjigje zyrtare të dhënë prej tij më datë 24 dhjetor për anëtarët e...