Zv. Kryeministrja Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë Republikës së Shqipërisë për Belinda Ballukun, si dhe pezullim shqyrtimi për masën tjetër, atë të pezullimit nga detyra, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se ndaj dy biznesmenëve që janë pjesë e kësaj dosje, u vendos masa arrest në shtëpi. Njoftimi i plotë i Gjykatës: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 18.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë...