Zjarri përgjatë autostradës Vlorë–Fier ende aktiv, shpërndahet tymi në zonë, lehtësohet qarkullimi i mjeteve

Zjarri përgjatë autostradës Vlorë–Fier ende aktiv, shpërndahet tymi në zonë, lehtësohet qarkullimi i mjeteve

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes vijon zjarri përgjatë autostradës Vlorë–Fier, në segmentin mes Novoselës dhe Panajas. Në zonën e Kripës mbeten ende vatra aktive, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë me dy mjete për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Siç raportojnë mediat ndryshe nga orët e pasdites, tymi i dendur që pengoi qarkullimin në autostradë është shpërndarë, duke përmirësuar dukshmërinë. Megjithatë, vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive përgjatë këtij aksi rrugor, ndërsa operacioni i zjarrfikësve vazhdon për të shmangur riaktivizimin dhe përhapjen e flakëve.