Zjarri përfshin parcelën me ullinj në Cërrik, flakët rrezikojnë banesat, në terren forca të shumta zjarrfikëse
Situata të shpeshta të rënies së zjarreve janë shënuar gjatë kësaj vere në territorin e bashkisë Cërrik, duke vënë në angazhim të vazhdueshëm shërbimin zjarrfikës. Një tjetër vatër zjarri është shfaqur mesditën e kësaj të diele në qytetin e Cërrikut, në Lagjen Nr. 1, ku një parcelë me sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj është përfshirë nga flakët. Zjarri është konstatuar rreth orës 12:45, ndërsa për shkak të përmasave të tij dhe afërsisë me zona të banuara, në terren janë angazhuar forca dhe mjete të shumta të MZSH-së së Bashkisë Cërrik. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullinj në zonën periferike të qytetit. Pranë parcelës ndodhen edhe banesa, çka ka rritur shqetësimin për përhapjen e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të...
Burimi:
sot.com.al