Zjarri përfshin një shtëpi mes pallateve në Durrës, panik në zonë, ndërhyjnë zjarrfikësit
Zjarr në lagjen 5 të Durrësit, flakët përfshijnë një shtëpi mes pallateve. Një banesë e ulët është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Zjarri po vihet nën kontroll pasi ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët ndodhet një pallat i banuar shumëkatësh, ndërsa në anën tjetër një pallat i pabanueshëm i dëmtuar nga tërmeti. Kjo e ka vështirësuar ndërhyrjen dhe shtuar rrezikun e përhapjes së zjarrit. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihet ende për shkaqet e zjarrit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv