Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Zjarri në pyllin e Sodës, 5 hektarë me pisha të djegura! Vatra të vogla në disa pjesë, dyshohet se ishte i qëllimshëm

Rreth 5 hektarë pyll me pisha në zonën e Pyllit të Sodës u dogjën nga zjarri që shpërtheu mesditën e së dielës dhe u vu nën kontroll vetëm në orët e vona të mbrëmjes, pas një operacioni të gjatë dhe të vështirë. Në terren u angazhuan forcat zjarrfikëse të Vlorës, Policia e Shtetit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Emergjencat Civile, si edhe dhjetëra qytetarë, të cilët ndihmuan në izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të pyllit. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Burime nga hetimi bëjnë me dije se flakët kanë nisur në brendësi të Pyllit të Sodës, Më pas, të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi...