Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu

Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri! Zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu

Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në në Krastë të Krujës është drejt izolimit. Mëngjesin e kësaj të hëne ka nisur ndërhyrja nga toka dhe ajri. Për fikjen e zjarrit, zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu për shkak të terrenit të vështirë malor. Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit. Ndërkohë edhe në vatrat e zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos, ka filluar puna për izolimin e tyre.