Zjarri në malin e Shëngjinit, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
Pas zjarrit të përmasave të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në lagjen Sakë, në malin e Shëngjinit, situata këtë mëngjes paraqitet dukshëm më e qetë dhe po shkon drejt normalizimit. Gjatë orëve të fundit vatra e zjarrit është spostuar në anën e majtë të malit. Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat apo zonat e banuara. Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe ulja e intensitetit të erës, e cila gjatë natës favorizoi përhapjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e zonës dhe ndërhyrjen për të shmangur çdo...
Burimi:
opinion.al