Zjarri në hotel “Brooklyn”, zjarrfikësi: Flakët përfshinë të gjithë katin e parë, banorët u detyruan të hidheshin…

Zjarri në hotel “Brooklyn”, zjarrfikësi: Flakët përfshinë të gjithë katin e parë, banorët u detyruan të hidheshin…

Zjarrfikësi Luan Kapaj ka dhënë detaje mbi ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit që përfshiu hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, në orët e para të mëngjesit. Kapaj tha se situata ishte veçanërisht e vështirë, pasi flakët kishin përfshirë në përmasa të mëdha katin e parë të godinës, ku ndodhej bar-restoranti, dhe rrezikonin të përhapeshin në katin e dytë, ku ndodhej hoteli. Sipas tij, alarmi i parë është marrë pasi një person kishte konstatuar zjarrin në ambientet e katit të parë dhe kishte njoftuar përmes zyrës së informacionit. Në momentin e mbërritjes së forcave zjarrfikëse, i gjithë kati i parë ishte përfshirë nga flakët. Për shkak të tymit dhe flakëve, banorët e hotelit nuk kanë mundur të përdornin shkallët për t’u larguar dhe në...