Zjarri në Drizë të Fierit, banorët: Flakët po i afrohen banesave, si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë
Situata në Drizë të Fierit mbetet problematike, veçanërisht pas përhapjes së flakëve si pasojë e erës. Banorët për mediat shprehen se janë trembur kur kanë parë zjarrin. “Si ky zjarr nuk ka rënë asnjëherë më parë. U frikësuam shumë, ishte zjarr i madh”, tha një banor i zonës. “Ne jemi trembur, s’dimë çfarë të bëjmë, po i afrohet banesave. Ishim në shtëpi, po hanim bukë kur dolëm dhe pamë zjarrin”, tha një banore tjetër.
Burimi:
sot.com.al