Zjarri në Drizë, flakët prekin ujësjellësin, digjet baza materiale në linjat e furnizimit! Vijon shpërndarja e ujit

Zjarri në Drizë, flakët prekin ujësjellësin, digjet baza materiale në linjat e furnizimit! Vijon shpërndarja e ujit

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bazën materiale të stacionit kryesor të furnizimit me ujë të qytetit të Fierit. Sipas drejtorit të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier, Gentian Alikaj, flakët tashmë janë shuar, ndërsa ndërhyrja e parë për neutralizimin e tyre është bërë nga punonjësit e ujësjellësit. Sipas tij, shërbimet zjarrfikëse në ato momente ishin të angazhuara kryesisht në mbrojtjen e banesave të rrezikuara nga zjarri. “Dëme të shumta materiale. E gjithë baza materiale në linjat e furnizimit me ujë, mjetet motorike dhe transformatorët janë jashtë funksionit. Kemi marrë masat për ruajtjen e perimetrit të sigurisë, në mënyrë që të furnizohet pa ndërprerje qyteti i Fierit. Kemi njoftuar zjarrfikësen. Duke qenë se kishte dëme në banesa, kryesisht ishte e udhës që zjarrfikësja të kishte...