Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Një Zjarr i madh ka shpërthyer në zonën e Orikumit, pranë bazës së Pashalimanit, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Zjarri i përmasave të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në Orikum në zonën e kënetës. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Vlorës kanë shkuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit. Në vendngjarje po vijon puna intensive për vënien nën kontroll të situatës. gijotina.com/