Zjarr në ullishtet e Duhanasit në Berat, flakët përhapen drejt zonës me pisha

Zjarr në ullishtet e Duhanasit në Berat, flakët përhapen drejt zonës me pisha

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në zonë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në pjesën fundore të kodrës me ullinj dhe, i favorizuar nga era, është përhapur drejt sipërfaqes së mbjellë me ullishte. Flakët po avancojnë gjithashtu në drejtim të një zone të gjelbëruar me pisha. Tymi dhe flakët janë parë edhe nga banorët e zonave përreth në Berat, veçanërisht në lagjen Uznovë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e repartit zjarrfikës dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për...