Zjarr në qendër të Elbasanit/ Flakët përfshijnë një biznes, shpëtohen objektet përreth
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Elbasanit, ku një biznes është përfshirë nga flakët. Bëhet me dije se, zjarri ka rënë në ambientet e brendshme të dyqanit dhe, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim. Falë reagimit të shpejtë të shërbimit zjarrfikës, flakët janë vënë nën kontroll në kohë rekord. Kjo ndërhyrje e specializuar ka qenë vendimtare për të shmangur përhapjen e zjarrit në objektet ngjitur, duke mbrojtur një pikë këmbimi valutor dhe një agjenci udhëtimi, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Burimi:
sot.com.al