Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, panik për banorët

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, panik për banorët

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, pasi një zjarr ka rënë në një prej pallateve të një kompleksi banimi. Sipas dyshimeve paraprake, flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Për pasojë, ambientet e brendshme janë mbushur me tym të dendur, duke krijuar rrezik për jetën e banorëve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa priten verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.