Zjarr në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës, flakët rrezikuan dy banesa, vihet nën kontroll nga zjarrfikësit
Një zjarr është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të një kopshti dhe duke rrezikuar dy banesa pranë zonës së prekur. Sipas informacionit nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Gjirokastër, njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 14:55, ndërsa menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit. Me mbërritjen në terren, efektivët konstatuan se flakët kishin përfshirë një pjesë të konsiderueshme të kopshtit dhe po rrezikonin të përhapeshin drejt dy banesave. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke shmangur dëmtimin e banesave dhe përhapjen e mëtejshme të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të tjera materiale.
Burimi:
sot.com.al