Zjarr i madh në Tiranë, përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”, detajet e para (VIDEO)
TIRANË- Një zjarr masiv ka shpërthyer mbrëmjen e sotme dhe ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji”, në kryeqytet. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një magazinë është përfshirë totalisht nga flakët, ndërsa ende nuk bëhet me dije se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në këtë zonë. Zjarri masiv ka agravuar dhe përveç magazinës në fjalë rrezikohen edhe të tjera aty pranë. Sakaq, mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 30 forca zjarrfikëse dhe 6 automjete./ZËRI
Burimi:
zeri.ai