Zien selia blu, Spaho dhe Salianji demaskojnë Sali Berishën, zbulojnë pazaret e tij me Ramën dhe paralajmërojnë…
Selia blu nuk po gjen qetësi dhe madje zien nga debatet, ndërsa akuzat ndaj kreut të PD, Sali Berisha nga demokratët vijojnë thuajse çdo ditë. Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar ditën e djeshme pasi Partia Demokratike këtë të hënë (dje) vendosi që të mos marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend, duke e bojkotuar. Në një postim në “Facebook”, Salianji shkruan se bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që Partia Demokratike mund t’i bëjë Edi Ramës dhe për këtë ka akuzuar Sali Berishën se po i vjen në ndihmë kryeministrit. Sipas ish-deputetit, në ditën kur PD duhet t’i jepte zë protestuesve, PD vepron për llogari të interesave personalë të Sali Berishës. “Sot Partia Demokratike duhej ti jepte zë zemërimit të qytetarëve...
Burimi:
sot.com.al