Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa çështja lidhet me një hetim të zhvilluar për 3 procedura prokurimi gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që tejkalon 30 milionë euro. Gjatë seancës paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e çështjes për gjykim. Gjykata do të vendosë nëse dosja do të dërgohet për shqyrtim gjyqësor, do të kthehet për plotësim të hetimeve apo nëse çështja do të pushohet. Të pandehurit: Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë – shpërdorim detyre Eljona Mydini –...
Burimi:
opinion.al